‘Zambaku i Prizrenit’ mbahet në shtator

‘Zambaku i Prizrenit’ mbahet në shtator

Pas një maratone të shpalljes së tenderëve dhe dy herë anulimit të tyre, studio “Helix” ka fituar tenderin e shpallur për herë të tretë për organizimin e tri festivaleve që i organizon Drejtoria për Kulturë Rini e Sport e Komunës së Prizrenit.

Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, festivalin për fëmijë “Fluturat” dhe festivali “Rrock live”, vijnë në muajin shtatorë, përcjellë KultPlus..

“Persona të papërgjegjshëm, pa asnjë përgatitje për organizimin e festivaleve, të profilizuara për veprimtari që janë të profilit jomuzikor, edhe të tilla që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve, apo kompani që merren me printim e reklama, duke konkurruar me qëllime tendencioze, këtë vit për rreth një muaj e kanë lëvizur datën e mbajtjes së festivaleve tradicionale të Drejtorisë për Kulturë rini e sport”, thuhet në komunikatë.

“Zambaku i Prizrenit” këtë vit vjen me edicionin e 29-të me radhë. Studio Helix, si organizator i edicionit të vitit të kaluar, e nxori nga nami i keq këtë festival, duke ia dhënë publikut një edicion të suksesshëm. Opinioni prizrenas dhe më gjerë e vlerësuan edicionin e kaluar, prandaj studio “Helix” e ndjen për obligim që edicionin e sivjetmë ta organizojë edhe më cilësor, duke ia kthyer festivalit namin që dikur e kishte.

Pas shpalljes së konkursit të pranimit të këngëve dhe përzgjedhjes së tyre “Zambaku i Prizrenit” do të organizohet në shtator.

Në shtator do të organizohet edhe festivali për fëmijë “Fluturat” dhe festivali “Rrock live”.

Shpërndaje në: