Dhimbje e madhe dhëmbi? Ja si ta ndaloni në disa sekonda

Dhimbje e madhe dhëmbi? Ja si ta ndaloni në disa sekonda

Shumica e njerëzve që janë të prekur nga prishja e dhëmbëve kanë dhimbje shqetësuese edhe gjatë natës. Bakteret në gojë, që ushqehen nga sheqernat dhe ushqimet që hani, prodhojnë acide që gërryejnë smaltin dhe prishin dhëmbët. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si të qetësoni dhimbjet e dhëmbit me mënyra natyrale:

Ujë i ngrohtë me kripë: në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle kripë. Uji i kripur do të reduktojë enjtjen dhe inflamacionin që mund të shkaktohet nga dhimbja e dhëmbit. Përdoreni në formë gargare.

Ujë me kripë dhe piper: përzieni një lugë çaji kripë me një lugë çaji piper dhe pak ujë, bëni një pastë me këto përbërës dhe fërkoni dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.

Hudhër: hudhra është një tjetër ilaç efikas për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit. Thjesht pritni një thelb hudhre, hidhini pak kripë dhe vendoseni në dhëmbin e infektuar. Mbajeni për disa minuta dhe dhimbja do t’ju reduktohet.

Karafil: vendosni një copë karafil në dhëmb ose bëni ujë të ngrohtë me karafil dhe shpërlani herë pas here gojën.

Xhenxhefil: bëni çaj xhenxhefili dhe përdoreni në formë gargare. Xhenxhefili është i njohur për vetitë qetësuese.

Kube akulli: vendosni disa kube akulli në një garzë pambuku dhe vendosini mbi nofullë ose faqe pranë dhëmbit që ju dhemb. Kjo mënyrë do të mpijë zonën përreth dhe do të reduktojë dhimbjet.

Shpërndaje në: