Teknikë e re për matjen e tensionit
Pajisjet automatike për matjen e gjakut shpesh përdoren për vlerësimin e shtypjes së gjakut në shtëpi dhe klinikë. Por, këto pajisje shpesh edhe bëjnë gabime, gjë e cila çon deri te përshkrimi i barnave për të cilat pacientët nuk kanë nevojë.
Një hulumtim i fundit ka treguar se matësit e tensionit të gjakut gabojnë në shumicën e rasteve, por tash shkencëtarët izraelitë kanë zbuluar një metodë alternative për kontrollin e hipertensionit.
Hulumtuesit e Fakultetit të Teknologjisë në Jerusalem dhe qendrën medicinale Shaare Zedek kanë zhvilluar një metodë të re për matje më të saktë të presionit sistolik të gjakut në bazë të të ashtuquajturës photoplethysmography.
Pajisja ka një elektro-sondë, e cila vendoset në gisht. Ajo emiton dritë në gisht dhe detektori special mat bartjen e dritës në gjak. Për shkak të ndryshimeve në qarkullimin e gjakut pulson dhe pulsimi zhduket kur tensioni ngritet në nivel mbi presionin sistolik.
Ky efekt mundëson matje më precize të tensionit me më së paku gabime.
Ndryshe, teknika e re e studiuesve izraelitë është prezantuar para pak ditësh në Kolorado.