Hapet seminari i 36 i Gjuhës Shqipe, interesimi i madh
Të hënën është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së punimeve të seminarit të 36 Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Për nder të kësaj ngjarjeje kishin ardhur mbi 200 seminaristë, prej tyre 80 studiues të gjuhës të cilët në këtë seminar do t’i paraqesin punimet e tyre shkencore.
Sipas drejtorit të këtij seminari, Rrahman Paçarizi interesimi i seminaristëve ka qenë goxha i madh mirëpo një vendim i Rektoratit të UP-së që prezantimet dhe publikimet e bëra në revistën e këtij seminari të mos pranohen si punime ndërkombëtare.
Kjo sipas tij ka luajtur rol në pjesëmarrjen pak më modeste të seminaristëve.
Ky seminar pritet të jetë i hapur deri me 25 gusht dhe studiues e studentë nga vende të ndryshme të botës do të shpalosin sesionet shkencore në ditët në vazhdim.