Pse të flesh është ndjenjë aq e mirë?
Qarku i trurit që na ndihmon të bëhemi gati për shtrat gjithashtu luan një rol për të na ndihmuar të ndjehemi të shpërblyer.
Mund të jenë vetëm disa ndjenja më qetësuese se ngrohtësia, mbështillja me një jorgan të butë pasi të ktheheni nga puna, shkruan Daily Mail.
Tani hulumtuesit kanë gjetur arsyen se përse gjumi na bën të ndjehemi më mirë. Ata kanë zbuluar një qark të trurit që vepron si ‘ndryshues i gjumit’ por gjithashtu është edhe komponent i rëndësishëm i sistemit tuaj të brendshëm të shpërblimit.
Qarku i neuroneve, i njohur si zona e përparme tegmental, ndihmon për të na motivuar për sjelljet si kërkimi për ushqim, por siç duket luan edhe një rol të rëndësishëm në përgatitjen tonë për gjumë, transmeton KosovaPress.