Gjashtë rregulla për gjumë të mirë
Pagjumësinë dhe çrregullimet e gjumit janë dy gjëra që shumica nga ne e kemi përjetuar të paktën njëherë. Secili nga ne i ka metodat e veta për ti trajtuar këto probleme. Disa njerëz përdorin barëra të ndryshme, të tejrët i shtojnë aktivitetet sportive, dhe disa të tjerë ushqehën mirë para se të flejnë.
Pagjumsinë dhe çrregullimet e gjumit janë dy gjëra që shumica nga ne e kemi përjetuar të paktën njëherë. Secili nga ne i ka metodat e veta për ti trajtuar këto probleme. Disa njerëz përdorin barëra të ndryshme, të tejrët i shtojnë aktivitetet sportive, dhe disa të tjerë ushqehën mirë para se të flejnë.
Nëse dëshironi të flini mirë për çdo natë, lexoni këto 6 rregulla për gjumë të mirë dhe ne ju garantojmë që do zgjoheni në mëngjes të freskët dhe me buzqeshje në fytyrë.
1. Errësirë, qetë, dhe freskët
Tre faktorët kryesor për gjumë të mirë janë: errësira, qetësia, dhe freskia. Për t’I krijuar vetës një ambient të mirë gjumi, ju duhet t’I bëni këto:
- Lëshoni perdet në dhomë të gjumit dhe fikni të gjitha dritat
- Mbyllni derën e dhomës së gjumit që zhurmat dhe drita nga jashtë të mos ju shqetësoj
- Hapni dritaret (nëse jetoni në një ambient të qetë) ose lëshoni ventilimin që të mbaj dhomën të freskët.
Një dhomë gjumi e freskët dhe e errët do të përgatisë trupin tuaj për gjumë kualitativ dhe të gjatë.
2. Ushtrimet e Mëngjesit
Nëse shpesh gjatë natës nuk jeni të qetë dhe keni vështirësi të flini gjumë, arsyeja mund të jetë se keni shumë energji të akumuluar që nuk e keni shpenzuar gjatë ditës. Kjo është edhe arsyeja pse ne ju sygjerojmë të bëni ca ushtrime të lehta në mëngjes, kështu që energjia ditore e juaj të shpërndahët barabartë dhe të mos keni energji të tepruar gjatë natës. Gjithashtu, ushtrimet në mëngjes forcojnë imunitetin dhe lehtësojnë mendjën tuaj.
Në këtë mënyrë ju do të ndryshoni ndjenjën e padëshirueshmë që ju mban zgjuar gjatë netëve në ndjenjë lodhjeje që ju ndihmon të flini. Ju do të doni të pushoni dhe gjumi do të ju forcoj.
3. Ushqimi
Keni kujdes me ushqimin tuaj!
Ndaloni pirjën e kafës dhe pijeve tjera me kafeinë gjatë natës. Efektet e kafeinës mund të zgjasin deri në 7 orë, dhe kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojme të mos pinë më kafe pas pasditës. Çokolatat dhe pijet e gazuara kanë efekte të ngjashme.
Hani darkë së paku 2 orë para se të flini gjumë dhe disa minuta para se të pushoni.
4. Zvogëloni stresin…
…edhe nëse mund të duket e pamundur. Shumica nga ne mendojmë për punën për shumë gjatë edhe mas orarit të punës. Mundohuni të largoni mendjën nga puna dhe fokusohuni të pushoni. Stresi ka efekt negative në shëndetin tonë – ai ndikon në imunitetin tonë, na bën të sëmuhemi më lehtë, të humbim apetitin dhe të mos na zë gjumi.
5. Bëni alarmin shprehi të gjumit
Nëse thjesht nuk mund të flini 8 orë të plota, duhet t’a adaptoni trupin tuaj me një ritëm të ri të organizuar. Personat që zakonisht shkojnë në shtrat rreth orës dhjetë në mbrëmje (dhe ju duhën edhe 30 minuta që t’i zë gjumi) duhët t’a vendosin alarmin në orën gjashtë e gjysmë në mëngjes…p.sh. gjysë ore më vonë
Në këtë mënyrë ju do të mundësoni vetës që përnjëmend të flini 8 orë, dhe njëkohësisht mësoni trupin tuaj me një rutinë gjumi.
6. Fikni Televizorin
Kjo do të duhej të ishte këshilla më e thjeshtë, por përmbajtja e këtij veprimi është më e vështira. Kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojmë të largoni televizorin nga dhoma e gjumit krejtësisht. E njejta gjë vlenë edhe për kompjuter dhe paisje tjera elektronike që mund të ju shqetësojnë.
Shumë njerëz mendojnë që televizori i ndihmon ata të flejnë, por studimet tregojnë të kundërtën. Personat që shikojnë televizor para se të shkojnë të flejnë i zë gjumi më vonë se ata që nuk shikojnë.
Dhe pëdallim nga kjo, filmat horror dhe filmat që kërkojnë vëmendje dhe koncentrim të shtuar, ju bënë të flini edhe me më shumë vështirësi dhe në të njejtën kohë rrezikoni të shihni ëndrra të padëshirueshme.
Nëse doni të relaksoheni para se të shkoni në shtrat, lexoni ndonjë libër apo merruni me partnerin tuaj. Aktivitetet e shtratit do të ju lodhin dhe ëndrrat e mira nuk do të jenë problem më.