Ja çfarë ndodh nëse mbani lëkurën e bananes për 20 minuta në fytyrë
Të zgjohesh me dhimbje koke, të punosh me dhimbje koke, të flesh me dhimbje koke, kush nuk e ka provuar një situatë e tillë e cila është një ndër gjendjet më të bezdisshme që mund t’ju ndodhin, sidomos tani në verë.Dhe kur dhimbja bëhet akoma më e fortë gjëja e parë që doni është të keni në çantë ndonjë qetësues.
Emrat e parë që ju vijnë ndërmend janë Ibuprofeni dhe Tylenoli që i përkasin grupit të barnave antiinflamatore jo-steroidale, të cilët pavarësisht se neutralizojnë dhimbjen kanë një efekt shkatërrues për mëlçinë, por edhe efekte anësore si dhimbje stomaku, reaksione alergjike, tension të lartë të gjakut, enjtje të këmbëve etj.
Por, ju mund ta pushoni dhimbjen e kokës me një përbërës të vetëm, të cilin deri më sot e keni hedhur në kosh: lëkura e bananes. Merrni një lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi fytyrë, më saktë në zonëne ballit dhe trekëndësisht që krijohet mes vetullave. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta dhe do ta vini re menjëherë ndryshimin.Bananet përmbajnë sasi të lartë kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A etj, si dhe antiinflamatorë me veprim të menjëhershëm që pasi përthithen nga lëkura lehtësojnë çdo lloj dhimbjeje.