Shkrimtarja britanike sjell librin “Si të jesh nuse kosovare” (Video )

Shkrimtarja britanike sjell librin “Si të jesh nuse kosovare” (Video )

Me Kosovën u njoh në vitin 2004.

E që nga ajo kohë, britanikja, Naomi Hamill, mësoi shumë për jetën e kosovarëve, saqë edhe librin e saj të parë ua kushtoi atyre.

Ajo shkroi në gjuhën e saj, romanin me titull “Si të jesh nuse kosovare”,  në të cilin shpalos historinë, kulturën, rrëfime për luftën  dhe vështrimin e femrave moderne kosovare për gjithë këto çështje.

 Edhe pse titulli i librit lë të kuptohet se ajo është si një udhëzues për nuset e Kosovës, autorja thotë se vepra e saj nuk është e tillë.

Ajo që po cilësohet si e veçantë në librin e Hamill, është forma që ajo përdori në të shkruar.

Shpërndaje në: