Çmenduria e radhës nga Apple, mësoni çka po prodhon
Kompania Apple po punon në orën e mençur, e cila nuk është e domosdoshme që të sinkronizohet me iPhone.
BBC shkruan se ora e re direkt do të lidhet në rrjete mobile LTE, transmeton KosovaPress.
Kompania ka nisur bisedimet me kompanitë e telekomunikimit në SHBA dhe Evropë, në mënyrë që pajisja në treg të dalë kah fundi i këtij viti.
Apple kishte lansuar orën e mençur në vitin, por ende nuk ka publikuar të dhënat për shitjen.
Shefi i kompanisë Tim Cook ka thënë se ora e tyre e mençur është më e shitura në botë. Edhe pse fillimisht ishte menduar si pajisje luksoze, Apple kohë më parë është fokusuar në nevojën e përdorimit të orës së mençur te fitnesi.
Sipas Bloomberg, ora e re do të prodhohet nga kompania Intel.
Pajisja mund të dalë në treg disa vite pasi që kundërshtarët e Apple, Samsung dhe LG lansuan orët e tyre “të pavarura”.