E bujshme: Zbulohet kafka e cila është e vjetër 13 milionë vite (Foto/Video)
Për syrin e pa-trajnuar zona në perëndim të liqenit Turkana të Kenisë veriore i ngjan një shkretëtirë të shterpë, përjashto disa kodra shkëmbore dhe hiritk vullkanik. Por për antropologët ky vend është shumë i njohur.
Ata kanë njohuri për rajonin e Napudet të pellgut të Turkana-s si një vend potencial për gërmime fosile qysh nga Epoka e Miocenit të Mesëm e cila daton rreth 13 milionë vjet më parë.
Një profesor kishte bërë një zbulim epokal ku kishte gjetur një kafkë të rrallë që sipas tij i ngjan një majmuni të vogël, por që ka një vlerë të madhe për t’iu japur material të bollshëm shkencëtarëve për të parë se çfarë kemi të përbashkët me paraardhësit tanë.
Kur Isaia Nengo, një profesor i antropologjisë në kolegjin universitar De Anza në Kaliforni, kërkoi të mblidhte një ekip për një ekspeditë tre javor rajonin e Kenisë veriore në 2014, askush nuk donte të shkonte, raportoi “The Washington Post”, transmeton Periskopi.
“Nuk kishte asgjë të dobishme për t’u gjetur në atë vend”, i kishin thënë në atë kohë Nengo-s.
Megjithatë, antropologu kishte mbledhë një grup me një numër të vogël prej gjashtë vetash duke përfshirë edhe kuzhinierin e kampit.
Për dy javë rresht, ekipi gërmoi por nuk gjeti asgjë. Më 4 shtator 2014, ekipi përsëri punoi për orë të tëra në vendin e gërmimit dhe doli me duar të zbrazëta.
Nengo tregon momentin kur grupi kishte arritur të gjejnë kafkën të vjetër 13 milionë vite.
“Pothuajse menjëherë e dinim që ishte kafka e një primati”, tha Nengo.
“Ne u hodhëm në një valle, ishim aq të lumtur”, shtoi ai.
Ajo që ekipi më vonë gërmoi dhe gjeti kafkën e plotë të një majmuni. Pas më shumë se dy vjetësh pune, ata këtë zbulim e kanë botuar në revistën Nature.
Zbulimi i kafës së majmunit, u emërtua me emrin “Alesi” pasi në gjuhën lokale të Turkanës përkthehet për “paraardhësin”.
Dhëmbët e Alesit treguan se kafka e foshnjës nuk i përkiste vetëm ndonjë majmuni, por nga një specie e pazbuluar, e quajtur tani Nyanzapithecus alesi.
Deri në atë kohë, shkencëtarët nuk kishin qenë të sigurt nëse speciet e Nyanzapithecus ishin majmunë, ose nëse ata kishin origjinën në Azi apo Afrikë.
Tani, tha Nengo, se Nyanzapithecus alesi ishte pjesë e një grupi të primatëve që jetonin më shumë se 10 milionë vjet më parë dhe se ata kishin origjinën ku janë gjetur në Afrikë.
Alesi siguron një lidhje të rëndësishme mes paraardhësve të përbashkët të majmunëve dhe njerëzve dhe njerëzve më të hershëm./Periskopi/