Dobitë e boronicës
Katekini (Catechin), bashkëdyzimi që gjendet në boronica aktivizon gjenin për djegie të yndyrave në qeliza të yndyrave në bark për të ndihmuar në humbjen e indit yndyror në zonën e barkut.
Sipas hulumtimeve në Universitetin Tufts, konsumimi i rregullt i katekinit rrit humbjen e yndyrave në bark për 77 për qind.
Boronicat përmbajnë grup të fitonutrientëve natyrorë, të cilët quhen proantocianide që kanë aftësi unike për të mbrojtur pjesët ujore dhe yndyrore të trurit nga dëmtimet për shkak të disa toksineve ambientale.
Boronicat janë një nga burimet më të pasura të proantocianideve. Këto fitonutrientë zvogëlojnë nivelet e radikaleve të lira të cilat janë të lidhura me plakjen (po rrudhat) dhe sëmundjet.
Në studimet e kryera në kafshë, atyre që u është dhënë ekstrakti i boronicës kanë pasur rënie më të vogël të aftësive motorike dhe rezultate më të mira në teste të kujtesës sesa kafshët, të cilat nuk kanë marrë boronicë, transmeton Koha.net. Hulumtuesit konkludojnë se bashkëdyzimet e boronicës mund ta përmbysin procesin e humbjes së kujtesës të lidhur me vitet dhe rënien e aftësive motorike.
Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.
Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit. Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive.
Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi.
Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.
Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve. Ato rrisin sasitë e bashkëdyzimeve të quajtura “proteina të shokut të ngrohjes – heat shock proteins (HSP)”, të cilat zvogëlohen me kalimin e viteve. Kur zvogëlohet numri i atyre proteinave rezultati është inflamacioni dhe dëmtimi, veçanërisht në tru, transmeton Koha.net. Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon inflamacionet.
Boronicat rrisin prodhimin e dopaminës që është përgjegjëse për humorin e mirë. Dopamina është në nivele të ulëta te personat me sëmundjen e Parkinsonit.