Ushtria amerikane merr lejen për rrëzimin dronëve komercialë

Ushtria amerikane merr lejen për rrëzimin dronëve komercialë

Pentagoni ka dhënë leje baza ushtarake Amerikane për të rrëzuar dhe shkatërruar çdo dron komercial që i afrohet zyrave të saj.

Një zëdhënës i Pentagoni zbuloi rregulloren e re e cila ka hyrë në fuqi që nga data 4 Gusht. Kjo lëvizje vjen pak ditë pas ushtria Amerikane urdhëroi trupat të mos përdorin dronë të prodhuar nga kompania Kineze DJI nga frika e hakimit të tyre.

Që nga muaji Prill është i ndaluar fluturimi i dronëve 122 metër afër 133 bazave ushtarake Amerikane. Autoritetet njoftuan se ata që nuk i binden këtij urdhri do të përballen me akuza kriminale dhe penalitete financiare.

Deri në 2021 parashikohen se mbi 3.5 milion dronë do të fluturojnë në qiejt Amerikanë ndërsa thuhet se 1.6 milion janë në fluturim aktualisht.

Rritja e shpejtë e kësaj teknologjie ka shtuar shqetësimet rreth privatësisë dhe sigurisë. Madje ka patur incidente kur njerëzit kanë gjuajtur dronët që fluturonin mbi shtëpitë dhe pronat e tyre.

Shpërndaje në: