Intel sjell procesorin 18-bërthamësh në tetor të këtij viti
Është fantastike të shihet një garë e vërtetë në tregun e procesorëve, pasi Ryzen të AMD-së më në fund morrën përsipër dominimin e tregut të Intel gjatë dekadave.
Dhe ne nuk jemi vetëm duke parë konkurrencën në aspektin e çmimeve dhe performancës, por edhe në numrin e bërthamave kryesore. Dhe në tetor, Intel thuhet se sërish do të marrë rolin udhëheqës në një fushë tjetër – atë të bërthamave në procesor.
Kjo është pas lajmit se procesori Intel i9-7980XE i Intel është shtyrë në atë datë, thuhet sipas WCCFTech.
Pjesa do të shfaqë 18 bërthama dhe 36 fije, një orë bazë prej 2.6GHz, dhe një rritje prej 4.2GHz, duke punuar në një PTHT prej 165 Watt. Do të kushtojë gjithashtu bukur shumë, sepse me çmimet aktuale thuhet se produkti i ri i Intel do të sillet rreth 1,999 dollarë.