Seksi në mëngjes forcon…
Nuk dini si ta filloni ditën me disponim të mirë dhe të lumtur? Bëhuni aktiv në krevat!
Personat të cilët bëjnë seks porsa zgjohen nga gjumi janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur, ndërsa disponimin e mirë e kanë të garantuar gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.
Përveç kësaj, seksi i mëngjesit forcon sistemin imunitar, pëmirëson kualitetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
“Seksi në orët e hershme të mëngjesit liron të ashtuquajturin hormon i dashurisë – oksitocin – nga çka çiftet ndjejnë dashuri dhe afërsi gjatë gjithë ditës,” thotë doktoresha Debby Herbenick, autore e librit “Because It Feels Good”, ku flet për të mirat e seksit në mëngjes.