Vdekja e hershme? Këto janë tre sportet që e parandalojnë atë
Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme, shkruan Class
Grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 personave me moshë mesatare 52 vjeç.
Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës
Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë. Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind, shkruan Deutsche Welle.
Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.