Sezoni i supermakinave, ja përbindëshat luksozë që po pushtojnë rrugët (Foto)
Pushtimi i rrugëve të Londrës në muajt korrik dhe gusht vitet e fundit duket se është kthyer në një traditë.
Sipas Daily Mail, janë të shumtë të pasurit nga Kuvajti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që shfaqin një “paradë” në rrugët e Londrës në këtë periudhë të nxehtë vere.
Për transportimin e makinave ata duhet shpenzojnë deri më 20.000 paund dhe kjo bëhet thjesht sa për të treguar luksin e tyre, duke qenë se rrallë herë lëvizin për shkak të trafikut të Londrës.