A e dini pse dritaret e aeroplanit kanë formë rrethi?
Dritaret, në shumicën e shtëpive janë këndore, kryesisht drejtkëndëshe, mirëpo edhe katrore e trekëndëshe. Rregulli i njëjtë është ndjekur edhe nga veturat. Mirëpo, siç e dini, ky ‘rregull’ nuk vlen edhe për aeroplanët, dritaret e të cilëve janë rrethore. Megjithatë, jo çdoherë ka qenë kështu, transmeton gazeta Kosova Sot.
Në fillim, edhe aeroplanët kanë pasur dritare këndore, mirëpo pas dy aksidenteve që kishin ndodhur në vitin 1954, në njërin prej të cilëve kishin humbur jetën 56 pasagjerë, ishte konstatuar që një defekt në skajin e dritares kishte çuar në shkatërrimin e gjithë avionit. Gjatë testeve të mëvonshme ishte vërtetuar që 70 për qind e shtypjes së aeroplanit përqendrohej në këndet e mprehta të dritareve, andaj që prej atëherë dritaret e aeroplanëve gjithmonë janë rrethore.