Nëse gjuha juaj ka këtë ngjyrë, urgjent tek mjeku

Nëse gjuha juaj ka këtë ngjyrë, urgjent tek mjeku

Nëse vëreni që ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, mos e injoroni. Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe i shëndetshëm, nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull.

Ndryshimi i ngjyrës mund të thotë që ju mungojnë vitaminat, por edhe ju tregon për shumë probleme të tjera, të cilat kërkojnë urgjentisht ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi.

Gjuha e zezë

Puçrrat në majë të gjuhës, ndonjëherë mund të marrin ngjyrë të zezë për shkak të grumbullimit të baktereve dhe kërpudhave.

Gjithashtu, sipërfaqja e gjuhës mund të ndryshojë ngjyrën për shkak të ndonjë ushqimi, pijeje, duhani… Shkaktar i tyre shpesh është higjiena e keqe e gavrës së gojës.

Kjo gjendje e gjuhës është e parrezikshme, por si pamje duket e keqe.Edhe ndonjë antibiotik apo ilaç tjetër, si për shembull, mjetet për shpëlarjen e gojës mund të jenë shkaktar i ngjyrës së zezë në gjuhë.

Mund të jetë fjala edhe për dehidratimin e organizmit, i cili pi sasi tepër të mëdha të kafes.Kërkoni këshillë nga mjeku nëse kjo gjendje zgjat më shumë se dhjetë ditë.

Gjuha e verdhë

Si edhe gjuha e zezë, edhe ngjyra e zezë në gjuhë është rezultat i grumbullimit të baktereve.

Veç kësaj, puçrrat mund të jenë përreth gojës tepër të thata, përkatësisht nëse trupit i mungon uji, nëse merrni frymë nëpërmjet gojës (në vend që të merrni nëpërmjet hundës), nëse temperatura e trupit është e ngritur, nëse nëpërmjet gjuhës kalon tepër tym duhani…Zgjidhja është t’i bëni higjienë të rregullt gavrës së gojës dhe vazhdimisht të pini ujë.

Gjuha e bardhë

Shkaktarët janë të shumtë. Mund të jetë fjala për dehidratimin, por edhe për infeksion oral.

Kjo është sëmundje e gjëndrave të gavrës së gojës me ndonjë kërpudhë nga familja Candida, e cila më së shpeshti i sulmon njerëzit me imunitet të dobët.

Njësoj mund të shfaqet te pacientët të cilët pinë antibiotikë të fuqishëm.Ngjyra e bardhë në gjuhë mund të shfaqet edhe tek leukoplakia – gjendje për shkak të së cilës krijohen njolla të bardha në gavrën e gojës.

Fjala është për plagët të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillim të karcinomës, theksojnë ekspertët.

Shpërndaje në: