Sot mbahet finalja e “Drag Race 2017”

Sot mbahet finalja e “Drag Race 2017”

Mbi 120 pilotë nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria do të garojnë sot në “Drag Race 2017”, e cila do të mbahet në pistën e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës.

Kryetarit të Federatës të Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi ka thënë se piloti më i shpejt i garës automobilistike do të shpërblehet me një pushim veror të cilën do të ia ofrojë Federata e Auto Sportit të Kosovës, ndërsa, fituesve të tjerë, të ndarë nëpër klasa, do t’iu ndahet shuma e mbledhur nga aplikimet e garuesve.

Shuma prej 30 eurosh ka qenë starti për të gjithë ata që kanë dashur të jenë pjesë e kësaj gare.

Përndryshe dje janë mbajtur provat për këtë garë, ku të pranishmit u argëtuan edhe nga ata që bën akrobacione të ndryshme, ndërsa i ftuari special, kroati Matia Podrash, demonstroi akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.

Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.

Shpërndaje në: