Vetura e ‘çmendur’ që kap shpejtësinë e 360 kilometrave në orë (Video)
Oliver Webb ka arritur shpejtësi maksimale me modelin Vulcan, teksa lëvizte në pistën Anglesey Circuit të Anglisë.
Super-makinën e Aston Martinit, që nuk është e punuar për rrugë të zakonshme, ai e ka vozitur për 360 kilometra në orë – që është shpejtësia maksimale e saj, transmeton Telegrafi.
Madje, këtë e ka bërë në një terren me shumë kthesa dhe pjesë me kodra të thepisura.
Aftësitë në vozitje, 800 kuajfuqitë dhe gomat e rrotave nga Michelin, kanë bërë që ai të arrinte lëvizje me qëndrueshmëri të lartë. /Telegrafi/