Hiqni dorë nga mishi… dhe do të bieni në peshë kollaj

Hiqni dorë nga mishi… dhe do të bieni në peshë kollaj

Sipas një studimi të ri, vegjetarianët humbin peshë dy herë më shpejtë se sa njerëzit që hanë mish.

Ky studim thotë se mënyra më e shpejtë për ata që mbajnë dietë që të humbin në peshë, është duke hequr dorë nga konsumimi i mishit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Sipas shkencëtarëve, ata që nuk hanë mish humbin mbi 1 kilogram në muaj me dietën e tyre, ndërsa ata që hanë mish, nuk arrijnë që të humbin as një kilogram të plotë nga dieta e tyre.

Dallimi i madh në mes këtyre dy kategorive të njerëzve, vërehet nëse mishi nuk konsumohet që në muajin e parë të dietës. Ju mund të humbni më shumë kilogramë dhe më shpejt nëse nga dieta juaj e eliminoni mishin.

Shpërndaje në: