Nëse i keni këto pika të bardha në thonj, menjëherë shkoni te doktori!

Nëse i keni këto pika të bardha në thonj, menjëherë shkoni te doktori!

Arsyeja prapa këtyre shenjave mund të jetë se thonjtë janë dëmtuar apo mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze.

Këto shenja zakonisht hiqen pas një kohe, mirëpo nëse nuk largohen për disa muaj, menjëherë shkoni te doktori.

Arsyet kryesore se përse ndodhin këto ndryshime në thonj janë:

Mungesa e proteinave apo zinkut

Nëse thonjtë duken sikur në foton kryesore, kjo mund të jetë shenjë se keni mungesë të proteinave. Nëse keni vija në thonj, trupi mund të ketë mungesë të zinkut, metal që zakonisht gjendet në trupin e njeriut.

Sëmundjet e mëlçisë, veshkave apo anemia

Në raste të rralla, ndryshimet në thonj mund të jenë shenja të sëmundjeve serioze si hepatiti apo ceroza. Prandaj, më mirë shkoni te doktori për t’u siguruar!

Alergjitë

Shenjat në thonj mund të shfaqen edhe sepse jeni alergjik ndaj llakut të thonjve apo kimikaleve tjera që i përdor në thonjtë tuaj.

Problem me glandulen e tiroidesë

Kur thonjtë janë të butë dhe kanë pikla të bardha, është sëmundje që ndryshe njihet edhe si thoi Plummer. Nëse vija e shenjave është poshtë thoit, atëherë do të thotë se sëmundja është zbuluar në fazat e hershme.

Sarkoidoza

Këto shenja të vogla e të bardha në thonj, mund të jenë edhe një nga shtatë shenjat e sarkoidozës, sëmundje e cila ndikon në lëkurë, mushkëri dhe organe tjera. /Telegrafi/

Shpërndaje në: