Mbani gabimisht vezët: Kjo është pozita në të cilën patjetër duhet të qëndrojnë në frigorifer

Mbani gabimisht vezët: Kjo është pozita në të cilën patjetër duhet të qëndrojnë në frigorifer

A e bëni edhe ju këtë gabim të madh, i cili mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin?

Vezët kanë një anë më të ngushtë, më të mprehtë dhe një më të gjerë, më të rrumbullakët. Në fund të pjesës së gjerë gjendet qesja e vogël ajrore. Në të gjendet embrioni i cili përdor atë ajër për frymëmarrje kur i zhvillohen mushkëritë.

Sa më shumë që të vjetrohet veza, qoftë të jetë e pëlleshme apo jo, kjo qese ajri zgjerohet dhe bëhet më e madhe, sepse ajri depërton nëpër pore të vezës.

Gjithashtu, vezët posedojnë mbështjellës të posaçëm, i cili pengon bakteret të depërtojnë brenda vezës, dhe prandaj vezët do të duhej t’i lani drejtpërdrejt para përdorimit.

Këto baktere hyjnë nëpërmjet poreve të lëvozhgës së vezës, ato më parë gjenden në të bardhët e vezës, duke pasur parasysh që e verdha është e pozicionuar fuqishëm në mesin e vezës me ndihmën e penjve të hollë të proteinave.

Të bardhët mbron të verdhët – e cila është pjesë e vezës që mund të prishet, transmeton Telegrafi.

Sa më të vjetra që të jenë vezët, bakteret lëvizin drejt pjesës së verdhë. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, duke u bërë më të vjetra vezët, shtohet edhe qesja ajrore dhe kështu i lejon bakteret që t’i afrohen të verdhës.

Kur veza është lënë ashtu që të “ulet” në pjesën e rrumbullakët, qesja ngadalë ngrihet dhe do të shkojë në drejtim të së verdhës dhe kështu i afron bakteret.

Në këtë mënyrë do të jetë i shpejtuar procesi i vjetrimit të vezës dhe ajo do të jetë më pak e freskët, por edhe shanset më të mëdha që të infektohemi me salmonelë.

Kur veza është lënë ashtu që në fund të pjesës së mprehtë, qesja ajrore mbetet në majë të vezës (pjesa e rrumbullakët) – aty ku i takon.

Në këtë mënyrë më shumë të bardhë do të ketë brenda kutisë së kartonit dhe nuk do të jetë aq e ekspozuar ajrit dhe do të humbë freskinë shumë më ngadalë

 

Shpërndaje në: