Ky është çmimi i Audi RS3 Saloon (Foto)
Së bashku me RS3 Sportback, Audi ka zbuluar edhe çmimin dhe specifikat e RS3 Saloon.
Çmimi i tij fillestar do të jetë 50 mijë euro, rreth një mijë më shumë se ai i RS3 Sportback.
Trupi i RS3 me katër dyer është pothuajse identik me Audi S3 saloon, vetëm se ka disa tipare të RS3 sportiv.
Nga brenda RS3 do të ketë ulëset dhe timonin nga lëkura Alcantara.
RS3 saloon do të ketë edhe sistemin e trafikut ‘Jamm Assist’, i cili mund edhe të marrë kontrollin e timonit e të ngadalësojë veturën deri në shpejtësi 60 kilometra në orë.
Motorin Audi RS3 do ta ketë 2.5 litërsh me pesë cilindra turbocharged TFSI me benzinë i cili prodhon 395 kuaj fuqi, 33 kuaj fuqi më shumë se ai RS3 Sportback.
Audi RS3 Saloon shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.1 sekonda, shpejtësinë maksimale të limituar e arrin 250 kilometra në orë, por kjo mund të rritet deri në 280 kilometra në orë.