Kjo është ‘çmenduria’ e radhës nga Kina, shikoni çfarë kompjuteri ka krijuar (Foto)

Kjo është ‘çmenduria’ e radhës nga Kina, shikoni çfarë kompjuteri ka krijuar (Foto)

Kina tashmë po ndërton një superkompjuter që është i aftë për 1,000,000,000,000,000,000 llogaritje për sekondë dhe shpreson se një prototip i tillë do të përfundojë këtë vit. Megjithë këtë nivel informatash, kombi kinez po përpiqet të bëjë më shumë.

Kina tashmë ka shprehur ambiciet e saj për të siguruar që ajo të jetë një lider në inteligjencën artificiale deri në vitin 2030. pohon një raport.

Sipas “China Morning Post”, Kina ka përdorur superkompjuterin më të fuqishëm në botë “Sunway TaihuLight”, për të simuluar “lindjen dhe zgjerimin e hershëm të Universit” duke përdorur 10 trilionë grimca dixhitale.

Superkompjuteri përdori 10 milionë bërthama CPU për të krijuar universin – i njohur si simulimi i trupit N – dhe përfshiu thyerjen e masës së universit në grimca, raporton “Wired”, transmeton Periskopi.

“Kjo është vetëm një stërvitje për të stimuluar nxehtësi”, tha Gao Liang, shkencëtari i grupit të kozmologjisë kompjuterike në “Observatorët Kombëtar Astronomikë”. “Sapo arritëm në dhjetëra miliona vite pas Big Bengut, ishte akoma një fazë shumë e re për universin. Shumica e galaktikave nuk kishin lindur”, u shpreh Liang.

Kina shpreson se përmes këtij superkompjuteri do të zgjerojë simulimin e universit.

Për momentin Kina është duke udhëhequr botën sa i përket superkompjuterave. “Sunway TaihuLight” mund të kryejë llogaritje 93,000 trilionë për sekondë./Periskopi/

 

Sunway TaihuLight, the world's fastest computer

“Sunway TaihuLight” – kompjuteri më i shpejt në botë.

 

 

Shpërndaje në: