Shkencëtarët gjejnë shërimin e kancerit aksidentalisht
Shkencëtarët duket se kanë bërë aksidentalisht një hap të madh drejt kërkimit të ilaçit të kancerit – duke zbuluar se një proteinë e malaries mund të jetë armë efektive kundër sëmundjes.
Hulumtuesit danezë ishin duke hulumtuar një mënyrë për t’i mbrojtur gratë shtatzëna nga malaria, e cila shkakton probleme të mëdha për shkak se sulmon placentën.
Por ata gjetën në të njëjtën kohë se proteinat e malaries mund ta sulmojnë edhe kancerin, gjithashtu – një zbulim ky i cili mund të jetë një hap i madh drejt gjetjes së shërimit të sëmundjes, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët kombinuan pak proteinë që përdoret në vaksinën e malaries për ta futur atë në qeliza dhe e kombinuan atë me një helmues – që më pas mund të futet në qeliza të kancerit dhe të lirojë helmin, duke i vrarë të gjitha ato.
Shkencëtarët gjetën se në të dyja rastet proteina e malaries e kapë veten për të njëjtat karbohidrate. Është ngjashmëria mes këtyre dyjave arsyeja pse mund të shërohet kanceri.
Shkencëtarët thanë se ka kohë që ishin duke kërkuar një mënyrë për të zbuluar ngjashmëritë mes placentës dhe tumorit.