Prejeni limonin në katër pjesë, hidhjani pak kripë dhe vendoseni në mes të kuzhinës, do mahniteni
Nuk duhet vënë në dyshim fakti se limoni sjell përfitime të ndryshme shëndetësore dhe përdoret në shumë gjëra tjera.
Aroma që përmban i jep shije të mahnitshme ushqimeve dhe pijeve të ndryshme, e përmirëson shëndetin e zemrës dhe mund t’i trajtojë sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe infeksionet e shkaktuara nga bakteret dhe mikrobet, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, në këtë artikull do të mësoni një truk të jashtëzakonshëm me limon i cili do t’ju ndihmojë t’i largoni erërat e këqija nga kuzhina dhe t’i eliminoni bakteret dhe mikrobet.
Fillimisht duhet ta preni limonin në katër pjesë, por jo në fund sepse nuk duhet të ndahet. Vendosni pak kripë në pjesët e prera dhe lëreni limonin në mes të kuzhinës. Ky truk do t’i neutralizojë erërat e këqija dhe do t’i jep aromë të mahnitshme dhe freskuese kuzhinës.
Veç kësaj, aroma e limonit do t’i eliminojë edhe bakteret dhe mikrobet.
Për dezinfektimin e tërë zonës mund ta përgatitni një dezinfektues natyral duke e kombinuar lëngun e tri limonëve, sapunin dhe pak kripë në një shishe uji.