Lamtumira e një prej produkteve më të suksesshme të Apple: iPod Nano

Lamtumira e një prej produkteve më të suksesshme të Apple: iPod Nano

Vendimi për të reduktuar linjën iPod shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm për luajtësin popullor të muzikës.

Apple njoftoi javën e kaluar lamtumirën e iPod Shuffle dhe Nano duke shkurtuar linjën e luajtësve portativ të muzikës në vetëm një model: iPod Touch.

Sipas Business Insider, kompania konfirmoi largmin e pajisjeve nga dyqanet online por edhe ato fizike. Njoftimi nuk përbën surprizë duke se se dy iPod-ët nuk janë përditësuar prej vitesh.

Vendimi për të reduktuar linjën iPod shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm për luajtësin popullor të muzikës.

Kur debutoi në 2001, iPod ishte produkti kryesor që sillte të ardhura tek Apple. iPod kishte 40% të të ardhurave të kompanisë në 2006-ën përpara se iPhone të debutonte.

Në 2014-ën, viti i fundit kur Apple publikoi të dhëna për shitjet e iPod si një kategori më vehte, kompania kishte shitur 14.4 milion iPod nga 55 milion njësi në 2008-ën.

Shpërndaje në: