Kujdes me gjumin! Studimi tregon se mbi 9 orë mund të shkaktojë ankth

Kujdes me gjumin! Studimi tregon se mbi 9 orë  mund të shkaktojë ankth

Shkencëtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) zbuluan se personat që flenë më gjatë se nëntë orë në ditë janë të prirë të kenë ankth, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup studiuesish nga Universiteti i Oxford-it, në krye me Stephanie Rek, realizuan studim në të cilin u përfshinë 846 persona.

Studiuesit i pyesnin pjesëmarrësit sa shpesh kanë pasur ankthe gjatë dy javëve të fundit, dhe sa ato kanë qenë të këqija. Tek të anketuarit është vërtetuar se më së shpeshti kanë ankthe për shkak të shqetësimit mos kanë bërë ndonjë hap të gabuar.

Në këtë mënyrë kanë ardhur në përfundim se stresi dhe shqetësimi para gjumit janë shkaktar i ankthit. Krahas kësaj, është vërtetuar edhe ajo se mbi nëntë orë gjumë rrit mundësinë e ankthit.

Rek theksoi se gjumi i tepërt, rrit fazën REM, gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve, ndërsa kjo është periudha kur njerëzit kanë më së shpeshti ankthe.

Studimi nuk vërtetoi sa mund të ndikojë në ankth ndikimi i përdorimit të alkoolit apo aktivitetit fizik.

Shpërndaje në: