Pesë trajtimet natyrale që parandalojnë gazrat

Pesë trajtimet natyrale që parandalojnë gazrat

Kush nuk e ka përjetuar ndonjë moment të sikletshëm me gazrat, që edhe mund të ndodhin në mes të një takimi serioz, në vend të punës, apo në shtëpi kur jeni plot me mysafir?

Në atë moment personit që i ndodh kjo, dëshiron thjeshtë të zhduket. Por aroma e keqe që lënë pas gazrat është shumë e vështirë të fshihet.

Shkaqet e lirimit të gazrave janë të ndryshme dhe varet nga ushqimi që hani. Fasulet, lulelakrat janë ndër ushqimet kryesore që shkaktojnë gazra.  Por në lirimin e gazrave ndikon edhe stresi dhe antkhi, transmeton portali arbresh.info

Ja cilat janë pesë  trajtimet natyrale që parandalojnë gazrat.

Kanella

Kanella parandalon fryerjen e stomakut dhe parandalon gazrat. Është shumë e lehtë për ta konsumuar. Thjesht mjafton ta shtoni në qumësht dhe ta pini. Këtë pijë e konsumoni para gjumit dhe për ta ëmbëlsuar shtoni edhe mjaltë.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një mrekulli natyrore. Parandalon dhimbjet, stresin dhe mund të përdoret për të trajtuar problemet e stomakut dhe zorrëve.  Për të parandaluar gazrat duket të merrni një gotë edhe shtoni dy lugë të vogla xhenxhefil. Lëreni të vlojë për 10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak përzijeni mirë edhe konsumoni. Pijeni këtë lëng 3 herë në ditë dhe rezultati do t’ju lëj pa frymë.

Aloe Vera

Përveç se trajton djegiet, xheli i aloe verës lëhtëson dhimbjet e barkut dhe zvogëlon sasinë e gazrave. Mund ta konsumoni si xhel sikursë është , ose mund të ta përzieni me ujë të nxehtë për të bërë çaj.

Hudhra

Hudhra është një ushqim që parandalon një sërë sëmundjesh. Përmison qarkullimin e gjakut, ul nivelin e kolesterolit dhe vepron si një antibiotic natyral. Por, sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, hudhra stimulon acidet e stomakut dhe lehtëson tretjen, gjë që ndihmon në parandalimin e fryrjes. Mund ta konsumoni në çdo formë, por kjo recetë me qimnon është veçanërisht e mire për parandalimin e gazrave.
Vendosni ujë, piper, qimnon dhe tre karafil hudhër në një tigan dhe lëreni të ngrohet. Lëreni të vlojë për pesë minuta dh pastaj largojeni nga zjarri. Lërëni të ftohet në temperaturë të dhomës dhe pini tri herë në ditë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës përdoret si salcë për sallatë, por ndihmon edhe në parandalimin e fryerjes së barkut. Mënyra e duhur për të parandaluar gazrat është që të vloni katër lugë gjelle me uthull molle për disa minuta dhe më pas lejoni që të ftohet në temperaturëne  dhomës. Më pas pini dhe shikoni ndryshimet.

 

Shpërndaje në: