Pse duhet të flini pa rroba?
Jemi mësuar të vishemi gjithmonë me pizhama, pasi ndjehemi komodë. Por kemi gabuar gjithë këtë kohë. Të paktën këtë gjë thonë mjekët.
Sipas mjekëve, pizhamat përkeqësojnë qarkullimin e gjakut si dhe ngushtojnë sistemin e enëve të gjakut. Gjithashtu të fjeturit lakuriq është e dobishme për gjëndrat dhjamore, pasi lëkura mund të marrë frymë lirshëm.
Hormoni për rritjen njerëzore (HGH) është përgjegjës për krijimin e muskujve dhe mund të krijojë shanse më të mëdha për të humbur peshë, pasi ai bëhet shumë aktiv gjatë natës.
Sipas mjekëve, një gjumë cilësor ndikon edhe në prodhimin e melatonit dhe hormonit që ndikon në zgjatjen e flokëve.
Mjekët rekomandojnë gjumin lakuriq, për të shmangur pagjumësinë. Se harruam më të rëndësishmen, ndikon edhe në jetën seksuale të çiftit.