Meshkujt me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe impotenca seksuale

Meshkujt me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe impotenca seksuale

Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.

Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1300000njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0. Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë.

Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër. Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale. /Men’s Health – Gazeta Shendeti/

Shpërndaje në: