Facebook-ut i rritet fitimi, ja sa para fitoi në tre muajt e fundit
Facebook raportoi të mërkurën një rritje në fitimet e tij në tremujorin e kaluar, falë reklamave që iu dolën më shumë se dy miliardë përdoruesve.
Profiti neto në tremujorin e dytë shkoi në 71% në krahasim me një vit më parë – nga 3.9 miliardë dollarë në 9.3 miliardë dollarë.
Brenda pak orësh, aksionet e Facebook u rritën nga 2% në 166.83 dollarë, rezultate këto të papritura nga rrjeti social, transmeton Gazeta Express.
“Patëm një tremujor të dytë të mirë dhe një gjysmë-fillim viti të mirë”, tha shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg.
“Komuniteti ynë është tani dy miliardë njerëz dhe ne jemi duke u fokusuar që ta sjellim botën edhe më afër”, tha ai.
Numri i njerëzve që e përdorin Facebook të paktën një herë në muaj doli të ishte 2.01 miliardë në fund të qershorit, një rritje prej 17% nga viti i kaluar.