Rrezikon të zhduket njerëzimi si pasojë e zvogëlimit të…

Rrezikon të zhduket njerëzimi si pasojë e zvogëlimit të…

Njerëzit mund të zhduken nëse numri i spermës te meshkujt vazhdon të bjerë në kundërshtim me normat aktuale, ka paralajmëruar një mjek.

Hulumtuesit kanë vlerësuar rezultatet e rreth 200 studimeve të cilat thonë se numri i spermës te meshkujt që vijnë nga Amerika e Veriut, Australia dhe Zelanda e Re, duket se është përgjysmuar për më pak se 40 vjet.

Disa ekspertë kanë shprehur një skepticizëm për rezultatet e “Rifreskimit të Riprodhimit të Njeriut”.

Por, studiuesi kryesor, Dr. Hagai Levine tha se ishte “mjaft i shqetësuar” për atë që pritet të ndodhë në të ardhmen.

Vlerësimi i hulumtuesve, në një nga më të mëdhatë që është ndërmarrë ndodnjëherë, i inkorporon rezultatet e 185 studimeve të cilat janë bërë midis viteve 1973 dhe 2011.

Epidemiologu Dr. Levine, tha për BBC-në se në qoftëse ky trend vazhdon të rritet në pakësimin e numrit të spermës te meshkujt, atëherë rrezikohet të zhduket njerëzimi, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

“Nëse nuk do të ndryshojmë mënyrën se si po jetojmë, mjedisin dhe klimën në të cilin jemi të ekspozuar, jam shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Levin.

Dr. Levine, nga “Universiteti Hebraik i Jeruzalemit”, gjeti një rënie prej 52.4% në përqendrimin e spermës dhe një rënie prej 59.3% në totalin e spermës te meshkujt të cilët vijnë nga Amerika e Veriut, Evropa, Australia dhe Zelanda e Re.

Studime të mëhershme kanë treguar rënie të ngjashme të numri të spermës në ekonomitë e zhvilluar, por skeptikët thonë se një pjesë e madhe e këtyre studimeve kanë pasur të meta në metodologji.

Pirja e duhanit dhe obeziteti janë disa nga shkaqet qëndrore në zvogëlimin e spermës.

Nuk ka dëshmi të qartë për arsyen e uljes së dukshme të numrit të spermës. Por, ajo ka qenë e lidhur me ekspozimin ndaj kimikateve të përdorura në pesticide dhe plastikë, obezitet, pirjen e duhanit, stresin, dietën dhe madje edhe shikimin e shumtë të TV’s.

Dr Levine thotë se ekziston një nevojë urgjente për të gjetur se pse numrat e spermës po zvogëlohen dhe për të gjetur mënyra për të përmbysur këtë eventualitet./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: