Prishtina bëhet me ATM të Bitcoins, ja ku do të vendoset

Prishtina bëhet me ATM të Bitcoins, ja ku do të vendoset

Kompania ka deklaruar se së shpejti Tirana dhe Shkupi gjithashtu do të kenë një ATM të monedhave virtuale.

Nga sot Prishtina me Bitcoin ATM-në e parë funksionale

Pasi solli ATM-në e parë të Bitcoin në Kosovë, Albvision LTD lajmëroi se ditën e Mërkure më datë 26 Korrik 2017 në orën 09:00 Prishtina do të ketë ATM-në e saj të parë funksionale.

 

ATM-ja ku qytetarët nga Kosova dhe vendet e rajonit do të mund të blejnë Bitcoin do të vendoset pranë Qytezës Pejton, Rr. Radovan Zogoviq 4/1 në një ambient të qetë dhe të dizajnuar posaçërisht për të.

Albvision hap dyert për të gjithë të interesuarit që duan të dinë më shumë rreth kësaj ATM-je. Një staf i dedikuar do të ofrojë informacion dhe sqarim për mënyrën e funksionimit të saj dhe jo vetëm.

Nisur nga kërkesa në rritje për krypto valutat në tërësi dhe Bitcoin në veçanti, lançimi vjen një javë pasi Albvision LTD u bë kompania e parë që sjell në Kosovë një ATM të monedhës virtuale.

Transaksionet e para do të kryhen vetëm në Bitcoin ndërsa në të ardhmen ajo do të pasurohet edhe me 10 monedha të tjera virtuale.

Monedhat virtuale bazohen mbi një teknologji të re të quajtur blockchain. Mbi 1.4 miliard dollar janë investuar në teknologjinë blockchain në vetëm tre vitet e fundit sipas Forumit Ekonomik Botëror. Është projektuar se deri në 2027-ën 10% e GDP-së globale do të jetë e ruajtur në platformat blockchain.

Kompania ka deklaruar se së shpejti Tirana dhe Shkupi gjithashtu do të kenë një ATM të monedhave virtuale.

Albvision themeluar në 2000 në Kosovë ushtron aktivitetin e saj në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankarë, postarë, energjetik, telekomunikacionit, komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në: