4 gabime të stilit të jetesës që po ju shëndoshin
Niveli i lartë i kolesterolit është shkaktar jo vetëm për mbipeshën, por edhe për shumë sëmundje të ndryshme të cilat kanë pasoja tejet të rënda për shëndetin.
Nëse dëshironi të dini se cilat janë këta shkaktarë, më poshtë po ju rendisim faktorët dhe gabimet tuaja, të cilët lidhen kryesisht me stilin tuaj të jetesës:
- Ju konsumoni shumë yndyrna të dëmshme
Nëse ju konsumoni vazhdimisht ushqime të shpejta, të gatshme, të paketuara apo konservuara, duhet ta dini se ato përmbajnë një sasi tejet të lartë të yndyrnave të dëmshme, të cilat shkaktojnë rritjen e nivelit të kolesteterolit të keq. Prandaj jepini përparësi yndyrnave të shëndetshme të cilat gjendet tek arrat, frutat, prodhimet natyrale shtaztoredhe bulmeti. - Ju i konsumoni vaktet në mënyrë të parregullt
Nëse ju i konsumoni vaktet vazhdimisht në mënyrë të parregullt për shkat të punës tuaj, atëherë me shumë mundësi ju jeni vazhdimisht duke ngrënë të ashtuquajturat “junkie food” apo “fast food” në kohë dhe ambjente të ndryshme: mbi tavolinën tuaj të punës, teksa jeni duke ecur, duke ngarë makinën etj, gjë e cila bën që ju mos ta kuptoni dhe shijohet siç duhet vaktin e konsumuar dhe të dëshironi sërish të konsumoni ushqim. Nga ana tjetër këto lloj ushqimesh përmbajnë shumë yndyra dhe sasi të lartë kolesteroli të keq. - Ju nuk merreni me aktivitet fizik
Nëse bëni një jetë kryesisht sedentare dhe lëvizni shumë pak, e nuk merreni me palestër apo me aktivitet tjetër fizik, atëherë kolesteroli i keq ka më tepër gjasa të akumulohet në trup. - Ju pini duhan
Nëse ju pini duhan rregullisht, ju me siguri e dini se ai mund të shkaktojë kancer në mushkëri apo shqetësime me zemrën. Por jo vetëm kaq, konsumumi i duhanit pakëson nivelin e kolesterolit të mirë, duke ngritur nivelet e kolesterolit të keq dhe bllokon venat e gjakut.