Lamborghini dërgon gjashtë Huracane në shtigjet e ushtrisë së dikurshme komuniste të Rumanisë (Foto)
Rruga Transalpina që ndodhet në Rumani, është ndërtuar rreth vitit 1970 që të shërbejë si shteg strategjik për nevoja ushtarake gjatë komunizmit.
Tani kjo rrugë e gjatë 90 kilometra nuk është aq e shfrytëzueshme, sepse ngasja është e vështirë meqë kalon në kodrina, transmeton Telegrafi.
Ky lokacion është zgjedhur nga Lamborghini, për të treguar fortësinë dhe qëndrueshmërinë që ka Huracane.
Prej zonave të thepisura, te pjesët rurale e deri te një dasmë në periferi, janë këto pjesët ku u ndodhën veturat luksoze dhe sportive.
Seti fotografik është pjesë e një reklame, që i përket një projekti që do të finalizohet së shpejti.