Si ta përdorni pjeshkën si ilaç bukurie
Pjeshka është frut që përmban shumë substanca të cilat ju japin pamje të shkëlqyer të lëkurës, ju japin shëndet dhe ju zbukurojnë, thotë Hademar Bankhofer, dermatolog.
Sipas Banhoferit, pjeshka është shumë e dobishme për lëkurën, sepse e bën të butë dhe të lëmuar si vetë fruti. Ai thotë se nuk nevojiten produkte të shtrenjta kozmetike që kanë si bazë pjeshkën, sepse të njëjtin efekt do ta arrini nëse hani nga një pjeshkë ëdo ditë.
Lëkura e pjeshkës ka përmbajtje të madhe karotine,të shoqëruar me pigmentin bimor ksantofil. Ky pigment i mbron qelizat tona nga plakja e parakohshme. Përveç kësaj, acidi nuklein i pjeshkës ndikon që lëkura të mbetet e re dhe e lëmuar.
Meqenëse përmban shumë magnez, vitaminë B3, selen dhe zink, pjeshka ndikon edhe në përmirësimin e humorit. Ajo ndikon edhe kundër stresit. Bankhofer këshillon që njerëzit të ngarkuar me punë të hanë pjeshkë, sepse ajo përforcon zemrën dhe qarkullimin e gjakut, duke pasur edhe ndikim diuretik.