Publikohen artistët pjesëmarrës në ‘Autostrada Biennale’
Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit.
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” ka publikuar emrat e artistëve të përzgjedhur nga kuratori, Manrau HSU. Kjo ngjarje do të mbahet nga data 19 gusht deri më 23 shtator në Prizren.
Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.
“E ardhmja e kufijve” ka për qëllim që t’i trajtojë dukuritë që ekzistojnë brenda kufijve të dukshëm dhe të padukshëm të shoqërisë dhe individit. Duke qenë se gjuhët dhe kulturat e ndryshme ndikojnë në for-mat e sjelljes së individit, roli kryesor i artit është që t’i adresojë diversitetet dhe t’i identifikojë burimet e bllokimeve të ndryshme shoqërore në mënyrë që të hapë rrugë për një jetë më të përbashkët kolektive duke i zbutur polarizimet shoqërore.
Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapësira përreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë.
Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversi-tetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët.
Ekspozita ndërkombëtare do të hapet më 19 gusht me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe punëtorive tre ditore nga 20 deri 22 Gusht.
Përderisa lista e plotë e artistëve do të publikohet para hapjes së bienales, artistët e mëposhtëm po për-gatisin prezantimin e tyre në Prizren: Alketa Xhafa Mripa (Kosovë / Britani), Doruntina Kastrati (Kosovë), Ella Raidel (Austri), Ettore Favini (Itali), HSU Chia Ëei (Tajvan), Ibro Hasanović (Bosnja dhe Hercegovinë), IRËIN (Slloveni), Libia Castro (Spanjë), Olafur Olafsson (Islandë), Oliver Ressler (Austri), OPA – Obsessive Possessive Aggression (Maqedoni), Rena Rädle (Gjermani), Vladan Jeremić (Serbi), Sead Kazanxhiu (Shqipëri), Stefano Romano, Martina Dierico, Guido Affini (Itali), Valentina Bionizzi (Itali), Yannick Dauby (Francë), YANG Shun-fa (Tajvan). / KultPlus.com