Sonte vjen ceremonia mbyllëse e edicionit të nëntë të PriFest

Sonte vjen ceremonia mbyllëse e edicionit të nëntë të PriFest

Në ceremoninë përmbyllëse të ‘PriFilFest’, do të bëhen të ditur edhe filmat fitues të këtij edicioni, shkruan KultPlus.

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit ‘PriFilmFest’, i cili përgjatë një jave shpalosi në kryeqytet filma premierë nga vendi dhe bota, solli mysafirë specialë, duke përfshirë këtu edhe regjisorin Paul Haggis, fituesin e dy çmimeve Oscar, duke vazhduar me workshope e shumë aktivitete të tjera, tashmë ky festival do të bëjë edhe përmbylljen e edicioni.

Sonte mbrëma do të mbahet ceremonia përmbyllëse e këtij edicioni të nëntë të PriFest.

Duke filluar nga ora 21:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Z Mobile Cinema të PriFest, mbahet ceremonia e ndarjes se çmimeve të edicionit të 9-të ku do të bëhen të ditur filmat fitues.

Ceremonia është e hapur për të gjithë. / KultPlus.com

Shpërndaje në: