Ne e pimë çdo ditë, por nuk e dimë se kjo shkakton kancerin e gjirit
Një studim i kryer nga hulumtuesja Kaiser Permante ka gjetur se gratë që konsumojnë produkte të qumështit me yndyrë të plotë kanë gjasa të preken më shpejt nga kanceri i gjirit.
Estrogjeni stimulon rritjen e qelizave të gjirit, duke përfshirë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit të hormon-receptor-pozitiv. Estrogjeni krijohet dhe ruhet në qelizat e yndyrës.
Shumë studiues besojnë se prodhimet e qumshtit në SHBA dhe në vendet tjera të Perëndimir kanë nivele të larta të estrogjenit, sepse besohet që shumica e prodhimeve të qumshtit prodhohet nga qumshti i lopëve shtatzënë.
Në këtë studim, hulumtuesit kanë dashur të dinë nëse prodhimet e qumështit rrisin rrezikun për kancer të gjirit dhe në këto produkte ata kanë përfshirë:
Qumështi me yndyrë
Pudingu
Akullore
Krem karamele;
Tortë
Djathi
Kosi dhe gjalpi
Studiuesit kanë gjetur se gratë që kanë konsumuar më shumë se një herë në ditë produkte të qumështit me yndyrë janë rrezikuar nga kanceri i gjirit për 64 për qind.
Megjithatë, ata kanë theksuar se edhe shkaktarët tjerë të kësaj sëmundje janë:
Konsumimi i tepërt i sheqerit
Alkooli
Prirja e duhani dhe
Ushqimi i shpejtë.