Xiaomi Mi 5X arrin më 26 korrik

Xiaomi Mi 5X arrin më 26 korrik

Xiaomi ka nisur të dërgojë ftesat për ngjarjen që do të mbahet më 26 korrik, në të cilën do të prezantojë telefonin e tij më të ri – Mi 5X,

Kompania ka publikuar edhe “teaser” e teelfonit në ueb faqen e saj, në të cilin aktori Kris Wu mban pajisjen.

Xiaomi Mi 5X do të ketë dizajn të ngjashëm me modelin iPhone 7 Plus. Aty do të jenë dy kamera në anën e pasme, së bashku me sensorin për gishtërinj. Përveç kësaj, aty janë edhe shtëpiza nga metali dhe LED blici i dyfishtë. Telefoni do të ketë procesor Snapdragon 625, 4GB RAM dhe ekran 5.5 inçi me rezolucion Full HD 1080p.

Kur është në pyetje softueri, telefoni do të përdorë versionin e ardhshëm MIUI ROM. Xiaomi Mi 5X do të ketë Android 7.0 Nougat  të bazuar në MIUI 9, i cili do të prezantohet në të njëjtën ngjarje.

Pritet që çmimi i telefonit Xiaomi Mi 5X të jetë rreth 290 dollarë, ndërsa do të jetë i pranishëm në ngjyrat e artë, e zezë dhe rozë.

Shpërndaje në: