Qaforja e artistit të njohur kosovar, një mrekulli arti në Muzeun e Izraelit (Video)

Qaforja e artistit të njohur kosovar, një mrekulli arti në Muzeun e Izraelit (Video)

Dhe kjo qafore, është monumentalizuar vite më vonë nga artisti i njohur kosovar Petrit Halilaj.

Ai e ka përjetuar luftën në Kosovë me sytë e një fëmiu.

Në vitin 1997 familja e tij u desh të shpërngulej nga shtëpia të cilën pas dy vitesh e gjetën në gërmadha. Vetëm dicka kishte mbijetuar, dhe kjo ishte një bizhuteri e nënës të cilën ajo vetë e kishte groposur në kopshtin e shtëpisë.

Dhe kjo qafore, është monumentalizuar vite më vonë nga artisti i njohur kosovar Petrit Halilaj. Fituesi i mirënjohjes speciale në Bienalen e Venecias këtë vit, më pas edhe fitues i Mario Merz Prize, këtë qafore e ka jetësuar në Muzeun e Izraelit në Jerusalem, shkruan KultPlus.

Qaforja brenda saj mbanë rrënojat e shtëpisë së Halilajt. Vepra tanimë është pjesë e koleksionit permanent në këtë Muze në Jerusalem.

“It is the First Time Dear That You Have a Human Shape (Collier)” është punë e vitit 2012-të, 40 metra e gjatë dhe një ndër punët më personale të Halilajt.

 

Shpërndaje në: