​WikiLeaks: CIA ka mjete për “mbledhjen” e SMS në pajisjet Android

​WikiLeaks: CIA ka mjete për “mbledhjen” e SMS në pajisjet Android

WikiLeaks ka publikuar dokumentet, të cilat kanë të bëjnë me veglën HighRise.

Bëhet fjalë për një lloj malware për pajisje të bazuara në sistemin operativ Android dhe shërben për porositë e dërguara SMS në disa nga pajisjet Android, dhe ndërrimin e destinacionit të tyre duke i dërguar në  serverët e agjencisë.

Malware HighRise në pajisje plasohet përmes aplikacionit të quajtur TideCheck, por agjencia para përdorimit të këtij aplikacioni duhet të ketë qasje të lirë në pajisjen e dëshiruar, gjë e cila nënkupton se me rastin e plasimit të malware HighRise janë përdorur edhe disa vegla tjera të paemëruara.

Sapo të gjendet në pajisjen e dëshiruar, HighRise lansohet në mënyrë automatike pranë çdo boot të pajisjes dhe shfaqet si proces aktiv në prapaskenë.

HighRise kryesisht është i zhvilluar për plasim në pajisjet Android me versionin Android 4.0 Ice Cream Sandwich deri te versioni Android 4.3 Jelly Bean.

Megjithatë, ekzistojnë mundësie që CIA në ndërkohë të ketë avancuar malwaren e vet, në mënyrë që ai të aktivizohet edhe në sistemet e reja operative Android.

Shpërndaje në: