Aplikacioni Facebook Messenger do të mbushet me reklama

Aplikacioni Facebook Messenger do të mbushet me reklama

Pasi detyroi përdoruesit të përdorin një aplikacion më vehte për të komunikuar, rrjeti social Facebook bëri të ditur se në aplikacionin Messenger së shpejti do të shfaqen reklama.

Ditën e Marte rrjeti social konfirmoi testime me reklamat në aplikacionin Messenger të cilat do të shfaqen për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, konkretisht 1.2 miliard përdorues aktivë.

Reklamat do të shfaqen në ndërfaqen kryesore të aplikacionit tha Facebook. Ata që klikojnë reklamat ose do të dërgohen në uebsajtin e reklamuesit ose të hapet një dritare komunikimit me markën.

 

Kjo e fundit nuk është diçka e re sepse bizneset mund të komunikojnë me përdoruesit e tu dërgojnë edhe reklama. 85% e të ardhurave të rrjetit social vinë nga platformat mobile.

Ajo që ngelet për tu parë është reagimi i përdoruesve ndaj reklamave në Messenger. Edhe pse mund të heqin reklama specifike, ato nuk mund të bllokohen asnjëherë.

Ndërsa bllokuesit e reklamave për shfletuesit nuk mungojnë, aplikacionet si Facebook dhe Twitter kanë qëndruar të izoluar nga trendi.

Shpërndaje në: