A e dini pse meshkujt gërhasin më shumë se femrat?

A e dini pse meshkujt gërhasin më shumë se femrat?

Është e vërtetë që meshkujt gërhasin më shumë se femrat, madje studime të ndryshme kanë nxjerrë dhe raporte ku thuhet se në 100 meshkuj, 40 prej tyre gërhasin, ndërkohë që për femrat ky raport është 24%.

Kjo lidhet me ndryshimet anatomike mes mashkullit dhe femrës, ku meshkuj kanë hapësirë faringale më të madhe dhe ndryshime më të mëdha të rrugëve të kalimit të ajrit nga pozicioni në këmbë në pozicionin shtrirë, shkruan gazeta shendeti.

Një tjetër arsye lidhet me stilin e jetesës. Meshkujt janë konsumues të mëdhenj të alkoolit dhe duhanit, që sigurisht ndikon edhe në këtë proces.

Shpërndaje në: