Si të kujdeseni për tatuazhet gjatë verës

Si të kujdeseni për tatuazhet gjatë verës

Mjaft persona tundohen nga një tatuazh, sidomos gjatë periudhës së verës, kur trupi ekspozohet më tepër.

Tendencat e tatuazheve janë në zona të ndryshme të trupit dhe të llojeve të ndryshme.

Të vogla apo të mëdha, me ngjyrë apo bardhë e zi apo shkrime. Bota e tatuazheve është gjithnjë e më e gjerë dhe me më shumë variacione.

Si gjithmonë, të parët që përqafuan trendet e fundit si gjithmonë janë njerëzit e famshëm që pas pikturave të vogla apo mesazheve të padeshifrueshme fshehin sekrete domethënëse.

Teksa teknikat evoluojnë, që nga efekti watercolor përmes stencil natyrale, edhe pjesët e trupit që zgjidhen për t’u viztuan njohin momentet e tyre.

Zonat më të preferuara të momentit? Pa dyshim pas veshit, por edhe në qafë dhe poshtë gjoskit për femrat.

Por pavarësisht nga lloji i vizatimit dhe teknika e adoptuar, ajo që duhet të kujtojnë të apasionuarit e tatuazheve, sidomos në agimin e një dite vere që është e nxehtë, është pikërisht mbrojtja e tyre.

Dielli, në fakt, mund të çojë në zbehjen e tyre duke zhvlerësuar vizatimin. Dhe kjo është një arsye më shumë për të vendosur kremin kundër diellit.

 

Shpërndaje në: