Nëse jeni shtatëzënë, mos konsumoni shumë ëmbëlsira, ja çfare rreziku paraqitet për fëmijen tuaj
Gjatë shtatzënisë gratë kanë kërkesa të larta për ushqime të veçanta ose heqin plotësisht dorë nga disa ushqime të tjera.
Megjithatë në këtë moment gruaja mund të konsumojë shumë nga një ushqim i caktuar që mund të përbëjë rrezik për të dhe për beben e saj.
Gjatë shtatzënisë, gruaja përballet me një shtim të theksuar oreksi dhe me pëlqimin e disa ushqimeve më shumë se disa të tjerave. Kini kujdes nga sasia e sheqerit që gjendet tek akullorja dhe çokollatat.
Konsumi i tepërt i sheqerit gjatë shtatzanisë rrit rrezikun që fëmijët të lindin me astmë. Kjo të paktën është vënë në dukje nga kërkuesit e universitetit Queen Mary në Londër.
Astma shkaktohet nga inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes që arrijnë deri te mushkritë.
Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë:
Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë.
Poleni. Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.