Çka thonë shkencëtarët për trurin e psikopatëve?
Studimi i ri sugjeron që dallimi mes psikopatëve dhe njerëzve të zakonshëm mund të jetë thjesht në mënyrën se si truri i tyre është i lidhur – dhe jo shumë i ndryshëm që lidhen me faktin se kanë çrregullime mentale.
Një studim nga Universiteti i Harvardit përdori disa teste për të burgosurit e Wisconsinit, disa prej të cilëve kishin shkallë të lartë të psikopatisë.
Psikopatët – sipas standardeve të Hare Psychopathy Checklist (Rishikuar) – janë joshës, impulsivë, shpesh gënjeshtarë, dhe nuk marrin përgjegjësinë për sjelljen e tyre.
Studiuesit i kërkuan vullnetarëve të kryenin teste të cilat kanë si qëllim t’i përgjigjen kënaqësisë së menjëhershme dhe kënaqësisë së vonuar – dhe gjetën dallime të papritura.
Të burgosurit të cilët raportuan pikë të larta në testin e psikopatisë treguan aktivitet më të lartë në qendrën trurore të quajtur “Ventral striatum” – i cili merret me vlerësimin e shpërblimeve afatshkurtra.
Profesor Joshua Buckholtz tha se “Sa më psikopatik ka rezultuar të jetë një person, ka patur aktivitet më të lartë në pjesën trurore “Ventral striatum”. Kjo le të kuptohet se mënyra se si ata janë duke e llogaritur vlerën e shpërblimit është i çrregullt, ata më shumë i përkrahin vlerën e shpërblimit të menjëhershëm”, raporton “Metro”, transmeton Periskopi.
“Ne kemi gjetur se lidhjet midis striatum dhe korteksit ventral medial dhe korteksit medial prefrontal ishin shumë më të dobët te njerëzit që kanë shënuar rezultate më të ulëta në psikopati”.
“Nëse e thyejnë këtë lidhje me këdo, ata do të fillojnë të bëjnë zgjedhje të këqija, sepse nuk do të kenë informacionin që do t’i kishte bërë më adoptivë në një mjedis shoqëror”./Periskopi/