Hani këto ushqime nëse dëshironi të jetoni më gjatë
Një nga mënyrat më të thjeshta që të zgjatni jetën është ndryshimi i zakoneve të të ushqyerit. Gjithnjë e më shumë hulumtime tregojnë se të ushqyerit është tregues me rëndësi se sa gjatë do të jetoni dhe se a do të zhvilloni sëmundje kronike të cilat e shkurtojnë jetëgjatësinë.
Po ju sjellim 5 ushqime të cilët duhet të filloni që sot t’i hani që të jetoni më gjatë.
Fruta arrash ju ndihmojnë të jetoni më gjatë
Lajm i mirë për të gjithë që adhurojnë arrat: brejtja e juaj e preferuar zgjatë jetën. Dy studime të Univerzitetit për shëndetin publik në Harvard kanë zbuluar se sa më shumë njerëz që hanë fruta arrash aq më shumë i’u zvogëlohet rreziku nga vdekja e parakohëshme.
Por, kujdes mos e teproni – fruta arrash të tepruara mund të bëhen të dëmshme. Hulumtuesit propozojnë që gjatë ditës të hani vetëm një grusht të çfarëdo lloji fruta arrash.
Drithërat e plota ndihmojnë të jetoni më gjatë
E dini mirë se në bukën e bardhë nuk ka materie ushqyese, por a e keni ditur se edhe ju shurton jetën? Disa studime kanë gjetur lidhjen mes bukës me kokrra të plota, brumishteve dhe produkteve tjera me drithëra të plota me jetën më të gjatë.
Sipas studimit të botuar në revistën JAMA International Medicine, çdo 30 gram shtesë të drithërave të plota zvogëlon rrezikun nga vdekja për 5 përqind, kurse vdekjen e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës për 9 përqind.
Filloni t’i kushtoni rëndësi përzgjedhjes së bukës. Në të duhet të ketë etiketën që është prodhuar me 100 përqind drithëra të plotë.
Ushqimi me erëza ju ndihmon të jetoni më gjatë
Hapni salcën djegëse: hulumtimi tregon se ushqimi me erëza ndihmon ruajtjen e shëndetit.